Klasikja angleze nuk ka fitues, Manchester United ndan pikën me Liverpoolin

50

Manchester United ka barazuar pa gola me Liverpoolin, në derbin klasik të Anglisë.

Një ndeshje me shumë nerva dhe ritëm të shpejtë, që ka përfunduar pa gola. Ka qenë një ndeshje e barazpeshuar dhe shumë e kujdesshme nga të dyja ekipet, të cilat kanë ndarë nga një pikë.Skuadra e Solskjaer ka qenë e diktuar të bëjë 3 ndërrime të nevojshme që në pjesën e parë, të cilat nuk e kanë lënë të shpalosë strategjinë e duhur.

Kështu kampionati anglez tashmë ka marrë “flakë”, pasi Liverpooli tani ka 66 pikë, një më shumë se City i vendit të dytë.

Ndërkohë, Arsenali ka shfrytëzuar këtë barazim të “Djajve të Kuq”, duke fituar 2-0 me Sauthampton për t’u ngjitur në vendin e katërt me 52 pikë.