Deputeti Nexhbedin Karemani ka votuar ligjin e LGBT-së! (DOKUMENT)

163

Ka kaluar në Kuvend Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, me të cilin tani edhe komuniteti LGBT do të përfshihet si kategori ose bazë për mbrojtje nga diskriminimi në këtë ligj.

Ligji u miratua me 53 vota “për”, dhe një i “përmbajtur” nga 62 deputetët e pranishëm në seancë. Ligji ka kaluar edhe në votimin me Baditenter, ku votuan 13 nga 20 deputetët e pranishëm nga komunitetet joshumicë, që nënkuptohet se ky ligj eshte votuar nga depuetet e BDI, e cila si pjese Qeverise se bashku ne LSDM jane edhe propozues të këtij ligji. Këtë ligj e ka votuat edhe deputeti, Nexhbedin Karimani i partisë së Afrim Gashit. Gjithashtu këtë ligj e ka votuar edhe deputeti Vesel Memedi.

Në ligjin e deritanishëm për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit ishin numëruar të gjitha bazat e diskriminimit të munshshëm si përkatësia etnike, fetare, racore dhe të tjera, ndërsa me ligjin e ri tani shtohet edhe mbrojtja e komunitetit gej, lezbike dhe transeksual.