Së bashku me zgjedhjet presidenciale, në tri komuna të Maqedonisë së Veriut do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, në Dibër, Ohër dhe Novosellë.

Në qytetin e Dibrës veç më është vendosur kandidati i opozitës shqiptare, ASH-së dhe BESES që është Arben Agolli, kandidat ky që garoj për kreun e kësaj komune në zgjedhjet e fundi.

Siç mësojmë nga burime Brenda Lëvizjes BESA, kjo parti do të nxjerr kandidatin e saj shqiptar në qytetin e Ohrit, me të vetmin qëllim, siç thonë nga BESA, rikthimin e votës shqiptare në partite shqiptare, duke pa mundësuar që votat shqiptare të kalojnë në partitë Maqedonase.

Nga BESA thonë se e kanë gjetur edhe kandidatin për Ohrin, i cili është Xhemal Mena njëherit edhe kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Ohër.

Edhe kandidati për president të shtetitm, Blerim Reka, ka paralajmëruar të njëjtën gjë, faktorizimin e votës shqiptare në të gjitha qytetët shqiptare edhe aty ku jeton shqiptari i vetëm, të njëjtën gjë me kandidatin e saj po e bën Lëvizja BESA.

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale do të më 21 prill të këtij viti.