Sonte tubimin e radhës, kreu i Besës Bilall Kasami, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidati i pavarur për President, Blerim Reka, e mbajtën në Haraçinë. Nga tubimi, të dy liderët dhanë mesazhin për të votuar, Blerim Rekën, sepse është më e duhura, transmeton TopalNews.

Lideri i Besës, Kasami, theksoi se shqiptarët duhet ta votojnë Blerim Rekën, sepse është figurë e cila bashkon gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, andaj vota për të nuk është votë e çuar dëm.

“Maqedonasit duhet ta pranojnë realitetin, duhet të votojnë për kandidat shqiptar, sepse shqiptarët kanë votuar për kandidat maqedonas, andaj nuk duhet ketë paragjykime pse Prof.Blerimi është shqiptar, sepse synojmë të jemi shoqëri europiane. Shqiptari duhet të votoj për shqiptarin”, përfundoi Kasami